Politike

‘Të marrim punëtorë nga Bangladeshi’/ Basha: Rama i konsideron shqiptarët të zëvendësueshëm me popujt e tjerë

1 Prill 2021, 06:26 Nga DOSJA
‘Të marrim punëtorë nga Bangladeshi’/ Basha: Rama i

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së dhënë nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme në Shkodër, në lidhje me marrjen e punëtorëve të huaj për të punuar në Shqipëri. Teksa ka ndarë në instastory një tjetër ‘dështim të Ramës’, Basha shkruan se Rama nuk do t’ia dijë për largimin e shqiptarëve e se i konsideron si të zëvendësueshëm me popujt e tjerë.

POSTIMI:

“A është shqetësuar Edi Rama për shpopullimin që po pëson Shqipëria?““Përgjigjja është jo. Largimi masiv i shqiptarëve gjatë qeverisjes së tij nuk e shqetëson Ramën, madje ai i konsideron shqiptarët të zëvendësueshëm me popuj të tjerë,” ka shkruar Basha në Instastory.

Ky reagim vjen pas deklaratës së kryeministrit Rama i cili tha ditën e djeshme se duhen marrë punëtorë nga jashtë, madje përgëzoi biznesmenin i cili i bëri të ditur se kishte porositur 300 punëtorë nga Bangladeshi.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll