Aktualitet

FOTO/ Xhama të thyer, bombë molotov, dhe gurë, protestuesit thirrje tek Drejtoria e Policisë: Lironi vëllezërit tanë

13 Maj 2019, 18:51 Nga DOSJA
FOTO/ Xhama të thyer, bombë molotov, dhe gurë, protestuesit

TIRANE-Ka nisur për disa minuta përplasja tek Drejtoria e Policisë. Xhama të thyer, bomba molotovë dhe gurë në drejtim të godinës së Policisë.

Protestuesit kanë bërë thirrje që të lirohen të arrestuarit që janë në ambientet e kësaj drejtorie.

Me thirrjet “Rama ik”, “Lironi djemtë tanë”, -protestuesit kanë qëlluar me gur në drejtim të drejtorisë së Policisë.

Pas thirrjes së kryetarit të PD, Lulzim Basha, situata është qetësuar, dhe protestuesit e kanë dëgjuar thirrjen e tij.

Opozita e bashkuar, PD dhe aleatët ka marshuar sot për 3 orë nga Kryeministria e deri Drejtoria e Policisë.

Protestuesit kanë marshuar paqësisht, ndërkohë që ka patur vetëm hedhje sporadike kapsollash dhe tymuesesh.

Kryedemokrati Lulzim Basha bëri thirrje që shqiptarët të dëgjojnë thirrjen e opozitës dhe të bashkohen.

Kjo është protesta e pestë kombëtare, dhe vjen dy ditë pas protestës së 11 majit, ku nuk mungoi dhuna dhe përplasjet e policisë dhe protestuesve.

(F.g & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozites 13 maj 2019 protesta e opozites 13 maj 2019

Sondazh

Poll