Aktualitet

Dhunimi i banesës së Borchardt, reagon Soreca: E dënojmë me gjithë zemër

13 Maj 2019, 18:30 Nga DOSJA
Dhunimi i banesës së Borchardt, reagon Soreca: E dënojmë me

TIRANË- Kundër sulmit të bërë me grafite në muret në hyrje të banesës së ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt, ka dalë edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Soreca dënon veprimet e kryera kundë ambasadorit Borchardt, ndërsa shprehet se në një demokraci moderne nuk ka vend për veprime të tilla.

“E dënojmë me gjithë zemër frikësimin që i është bërë ambasadorit të OSBE në Tiranë Bernd Borchardt. Dënojmë grafitet dhe të gjitha mënyrat e tjera që janë përdorur kundër tij, kundër autoritetit të tij zyrtar. Nuk ka vend për veprime të tilla në një demokraci moderne”, shkruan Soreca.

Kujtojmë se ndërsa opozita protestonte më 11 maj kundër qeverisë, Borchardt bëri thirrje kundër përdorimit të çdolloj dhune. Pas kësaj thirrje persona të paidentifikuar kanë shkruajtur në muret në hyrje të banesës së ambasadorit, “Borchardt shame on you” (Borchardt, turp për ty). 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bernd borchardt lugi soreca bernd borchardt lugi soreca

Sondazh

Poll