Aktualitet

Opozita nis marshimin për tek Ministria e Brendshme, shtyrje të gardhit metalik te Kuvendi

13 Maj 2019, 18:14 Nga DOSJA
Opozita nis marshimin për tek Ministria e Brendshme, shtyrje të

TIRANE- Protestuesit e partisë Demokratike kanë nisur marshimin e tyre drejt Ministrisë së Brendshme.

Ata marshuan nga Drejtoria e Policisë për tek parlamenti, aty ku një nga protestuesit, u afrua të përplasej me policinë, duke shtyrë gardhin metalik.

Opozita e bashkuar, PD dhe aleatët ka marshuar sot për 3 orë nga Kryeministria e deri Drejtoria e Policisë.

Protestuesit kanë marshuar paqësisht, ndërkohë që ka patur vetëm hedhje sporadike kapsollash dhe tymuesesh.

Kryedemokrati Lulzim Basha bëri thirrje që shqiptarët të bashkohen. Kjo është protesta e pestë kombëtare, dhe vjen dy ditë pas protestës së 11 majit, ku nuk mungoi dhuna dhe përplasjet e policisë dhe protestuesve.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozites 13 maj 2019 protesta e opozites 13 maj 2019

Sondazh

Poll