Aktualitet

Surprizat e demokratëve në protestë, në murin e kryeministrisë ‘shfaqet’ Saimir Tahiri dhe Edi Rama (Foto)

13 Maj 2019, 17:54 Nga DOSJA
Surprizat e demokratëve në protestë, në murin e

TIRANE- Në kohën që opozita është duke zhvilluar një marshim nga kryeministria për tek drejtoria e Policisë së Tiranës, të rinjtë e FRPD kanë organizuar me videoprojektor në murin e kryeministrisë, disa pamje.

Në to shfaqen akuzat kryesore të demokratëve, ku përmendet edhe ish-ministri Saimir Tahiri, apo edhe akuzat për tenderin e Unazës së Re.

Opozita e bashkuar, PD dhe aleatët ka marshuar sot për 3 orë nga Kryeministria e deri Drejtoria e Policisë.

Protestuesit kanë marshuar paqësisht, ndërkohë që ka patur vetëm hedhje sporadike kapsollash dhe tymuesesh.

Kryedemokrati Lulzim Basha bëri thirrje që shqiptarët të bashkohen. Kjo është protesta e pestë kombëtare, dhe vjen dy ditë pas protestës së 11 majit, ku nuk mungoi dhuna dhe përplasjet e policisë dhe protestuesve.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozites 13 maj 2019 protesta e opozites 13 maj 2019

Sondazh

Poll