Aktualitet

Kapsollat tek drejtoria e përgjithshme, një efektiv i plagosur, Policia: Ndalni provokimet

13 Maj 2019, 18:20 Nga DOSJA
Kapsollat tek drejtoria e përgjithshme, një efektiv i plagosur,

TIRANE– Policia e Shtetit njofton se gjatë marshimit të protestuesve të opozitës para drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, është hedhur një numër i madh kapsollash, që ka sjellë plagosjen e një efektivi.

Policia bën thirrje që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë.

Njoftimi i plotë 

Gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara. Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm.

Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë.

Opozita e bashkuar, PD dhe aleatët ka marshuar sot për 3 orë nga Kryeministria e deri Drejtoria e Policisë.

Protestuesit kanë marshuar paqësisht, ndërkohë që ka patur vetëm hedhje sporadike kapsollash dhe tymuesesh.

Kryedemokrati Lulzim Basha bëri thirrje që shqiptarët të bashkohen. Kjo është protesta e pestë kombëtare, dhe vjen dy ditë pas protestës së 11 majit, ku nuk mungoi dhuna dhe përplasjet e policisë dhe protestuesve.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit protesta e opozites 13 maj 2019 policia e shtetit protesta e opozites 13 maj 2019

Sondazh

Poll