Aktualitet

Humbën jetën në Letoni, ambasadat shqiptare në botë përcjellin ngushëllimet për Hasanajn dhe Tanushin

13 Maj 2019, 17:09 Nga DOSJA
Humbën jetën në Letoni, ambasadat shqiptare në botë

TIRANË– Të gjitha ambasadat shqiptarë në vende të ndryshme të botës si SHBA, Kanada, Kosove, Rumani, Turqi, Bullgari, etj, kanë përcjellë ngushëllimet për humbjen e Nëntetares Hasanaj dhe Major Ranushit.

Ditën e sotme është çelur libri i ngushëllimeve për efektivët e Forcave Të Armatosura, të cilët humbën jetën javën e kaluar në Letoni.

Në fotot e mëposhtme shihet që çdo ambasador shqiptar ka vendosur fotot e Hasanajt dhe Tanushit, në nderim të tyre.

Gjatë një stërvitjeje ushtarake më 6 maj, Majori Klodian Tanushi u plagos së bashku me nëntetarin Julian Kapaj prej shpërthimit të një mine, kurse nëntetarja Zarife Hasanaj humbi jetën në vend.

Prej katër ditësh, major Tanushi luftonte me vdekjen në spital pasi ndodhej në gjendje të rëndë. Fatkeqësisht ai nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve të marra, duke humbur jetën më datë 10 maj, ditën që u bënë homazhet për ushtaraken, Zarife Hasanaj.

Ditën e mërkurë pritet që trupi i tij të vijë në Shqipëri, ku edhe do të mbahet ceremonia e nderimit. Më pas Major Tanushi do të përcillet për në banesën e fundit “Varrezat e Dëshmorëve”, ashtu siç ndodhi edhe me nëntetaren Hasanaj.

Miq, të afërm, politikanë dhe krerët më të lartë të shtetit kanë vendosur kurora me lule për 32-vjeçaren e shpallur “Dëshmore e Atdheut”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasadoret shqiptare klodian tanushi zarife hasanaj ambasadoret shqiptare klodian tanushi zarife hasanaj

Sondazh

Poll