Aktualitet

Nën hetim “Renea.al” dhe “Gramoz Ruçi fals”, shpërndajnë fake news

13 Maj 2019, 16:59 Nga DOSJA
Nën hetim “Renea.al” dhe “Gramoz Ruçi fals”,

TIRANË-Mashtrimi në internet është një nga rreziqet më të mëdha që vjen bashkëngjitur si efekt i mediave sociale.

Dhe nuk janë raste të pakëta, kur në media dhe rrjete sociale shpërndahen mesazhe nga faqe të cilat kanë për qëllim të dezinformojnë publikun.

Dosja.al ka mësuar se krimi kibernetik, ka nisur sakaq hetimet për dy faqe të cilat sot kanë dezinformuar qytetarët.

Siç raportuam edhe më herët, faqja në Facebook me emrin “Renea.al”, ka shpërndarë një reagim të gjatë, ku paralajmëron se do t’i përgjigjet protestuesve me dhunë. Një tjetër faqe nën hetim është edhe faqja “Gramoz Ruçi”, e cila shpërndan në emër të kreut të Kuvendit, mesazhe politike që nuk janë artikuluar nga socialisti.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dezinformimi dhuna ne protesten e opozites faqja renea dezinformimi dhuna ne protesten e opozites faqja renea

Sondazh

Poll