Aktualitet

LSI jep mesazhin e fundit para protestës, Vasili: Dhuna është nga qeveria, Rama ik

13 Maj 2019, 16:52 Nga DOSJA
LSI jep mesazhin e fundit para protestës, Vasili: Dhuna është nga

TIRANE- Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat nga selia e kësaj partie ka dhënë mesazhin e fundit para protestës nga kjo forcë politike. Vasili ka thënë se nuk ka mesazh tjetër përveç kërkesës për rrëzimin e qeverisë.

Deklarata e Vasilit:

Nuk ka asnjë mesazh tjetër përvec rrëzimit të kësaj qeverie. Dhuna është në krahun e qeverisë. Të gjithë qytetarët i kanë të qartë kush janë dhunuesit, provokatorët edhe ata që i vënë flakën makinave.

Mijëra qytetrarë të Tiranës nuk janë tërhequr pas për të rrëzuar këtë qeveri kriminale. Sot të gjithë janë në shesh me moton ‘Rama ik’ . Qe fajtorët që vodhën të ndëshkohen.

Ka vetëm një fajtor, një përgjegjës, një shkaktar të kësaj drama, dhe ky është Rama dhe qeveria e tij. Nuk ka për të pasur asnjë hap pas, nuk ka shantazh, alibi, dhunë që e ndal këtë protestë. I them qeverisë që të heqë dorë nga dhuna qoftë nëpërmjet medias apo formave të tjera.

Qindra mijëra shqiptarë nuk i ndal asnjë formë kriminale. Ndaj sot të gjithë do të jemi me moton ‘Rama Ik’ dhe krimi të marrë fund njëhërë e mirë. Kemi luftuar që Shqipëria të jetë e paqtë, dhe meqënëse nuk është e paqtë do të jemi aty për atë mesazh që do buçasë aty dhe në të gjithë botën.

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar kanë zhvilluar një marshim proteste për gati 3 orë. Marshimi nisi pas fjalës së kryedemokratit Lulzim Basha. Protestuesit marshuan rreth e qark 5 institucioneve.

Në vend të Said Dollapit, turma u udhëhoq nga Sekretari i Burimeve Njerëzore Ervin Minarolli. Basha tha se dhuna nuk vjen nga opozita, por nga qeveria. Reagojnë SHBA dhe ambasadat para proteste: Distancohuni nga dhuna. Protestoni paqësisht.

(F.g & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet petrit vasili protesta e opozites 13 maj petrit vasili protesta e opozites 13 maj

Sondazh

Poll