Aktualitet

Protesta e opozitës, ambasada gjermane: Dënojmë dhunën, na shqetëson kërcënimi i Borchard

13 Maj 2019, 16:33 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, ambasada gjermane: Dënojmë dhunën, na

Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës. Në një reagim zyrtar, shkruhet se dhuna duhet të dënohet maksimalisht të çdo lloji.

Më tej ambasada thekson se protesta si ajo e datës 11 maj janë krejtësisht të papranueshme. Ajo ç’ka e shqetëson më tepër ambasadën gjermane është që drejtuesi i Prezencës së OSBE, Bernd Borchardt në Shqipëri është kërcënuar.

Demonstratat paqësore janë një e drejtë themelore e rëndësishme në demokraci. Shfaqje të dhunës, sikurse ishin ato që pamë në datën 11.05., janë tërësisht të papranueshme dhe të papajtueshme me këtë parim. Për këtë arsye ne dënojmë maksimalisht dhunën e çdo lloji. Veçanërisht na shqetëson fakti, që drejtuesi i Prezencës së OSBE në Shqipëri është kërcënuar.

Ndaj u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës Basha dhe Kryemadhi të dënojnë të gjitha format e dhunës ndaj njerëzve dhe institucioneve dhe t’i parandalojnë ato në mënyrë efektive. Si organizatorë ata mbajnë përgjegjësi për zhvillimin paqësor të demonstratave. Në të njëjtën kohë apelojmë forcat shqiptare të sigurisë të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë konsekuente, me maturi dhe në proporcion me situatën.

Protestat në rrugë nuk zëvendësojnë dialogun e domosdoshëm politik! Ndaj u bëjmë thirrje të gjitha palëve, që në funksion të përafrimit të mëtejshëm të Shqipërisë me Bashkimin Evropian kundërshtitë në qëndrime t‘i zgjidhin në kuadër të një dialogu politik konstruktiv,”– shkruhet në reagimin zyrtar.

Opozita do të zhvillojë pasditen e sotme, protestën e 5-të kombëtare për rrëzimin e qeverisë Rama. Opozita kërkon largimin e qeverisë, ndërkohë që më 11 maj, nuk mungoi dhuna dhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada gjermane per protesten kercenimi i bernd borchard protesta e opozites 13 maj 2019 ambasada gjermane per protesten kercenimi i bernd borchard protesta e opozites 13 maj 2019

Sondazh

Poll