Aktualitet

Kriza dhe protesta/ Fatmir Mediu: Zgjedhjet e parakohshme pas 6 muajsh, ja emrat që do të jenë pjesë e saj

13 Maj 2019, 16:29 Nga DOSJA
Kriza dhe protesta/ Fatmir Mediu: Zgjedhjet e parakohshme pas 6 muajsh, ja emrat

TIRANË- Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, ka thënë se Arta Dade, Arben Malaj, Ylli Bufi, Rexhep Mejdani, mund të jenë emrat socialistë që kanë mundësi të jenë pjesë e qeverisë tranzitore që kërkon opozita e bashkuar.

I ftuar në studion e A2 CNN, Mediu ka thënë se zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen pas 6 muajsh.

“Unë mendoj që duhet të bëjmë zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare, ndoshta pas gjashtë muajsh. Dhe këtë periudhë gjashtëmujore duhet të kemi një qeverisje që përbëhet nga figura që kanë pasur autoritetin për të kontestuar të keqen brenda forcës së tyre politike, por edhe që kanë qenë me një eksperiencë politike të vlefshme që mund të garantonin një marrëdhënie të qëndrueshme të të dy krahëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Po ju them disa emra, Arben Malaj, Arta Dade, Ylli Bufi, Rexhep Mejdani, Besnik Mustafaj, Rexhep Uka, Myqerem Tafaj. Pra ka shumë autoritete të cilat besoj kanë frymën dhe interesin për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të garantuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe i kanë shërbyer me sinqeritet interesave të vendit. Këta janë elementë që e tejkalojnë interesin e palëve. Përveç kësaj, mendoj që Shqipëria ka autoritete dhe figura të rëndësishme nga bota akademike dhe intelektuale, që nuk kanë lidhje apo interesa qoftë nga pikëpamja ekonomike, qoftë kriminale. Janë njerëz që ndoshta nuk kam dakordësinë politike, por nuk mund të mos kem vlerësim për integritetin e tyre politik dhe kontributeve të tyre”, thotë Mediu, i ftuar në A2CNN.

Mediu ka treguar edhe detaje nga protesta e sotme e opozitës dhe ka thënë se kjo protestë do të jetë një marshim kundër dhunës.

“Do të jetë një marshim kundër dhunës së Qeverisë. Nuk duhet konceptuar vetëm si dhuna që ndodhi me Sahit Dollapin apo ndaj protestuesve të tjerë. Dhunë do të thotë që t’i ngushtosh liritë dhe të drejtat e qytetarëve, dhunë do të thotë që shteti të kontrollojë të gjithë burimet ekonomike për interesa korruptive, dhunë do të thotë që të bashkëpunosh me krimin dhe trafikun e drogës në kurriz të qytetarëve, dhunë do të thotë që policia të bashkëpunojë me krimin, ta kthesh Parlamentin në një ambient qesharak dhe të pavlefshëm”, u shpreh ai.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fatmir mediu protesta e opozites 13 maj 2019 qeveria tranzitore fatmir mediu protesta e opozites 13 maj 2019 qeveria tranzitore

Sondazh

Poll