Sport

Demiral me Covid: avion sanitar për t’u kthyer nga Turqia. Frikë edhe për Szczesny

31 Mars 2021, 10:04 Nga DOSJA
Demiral me Covid: avion sanitar për t’u kthyer nga Turqia. Frikë

ITALI – Ai kishte shkuar në ekipin kombëtar për kualifikueses e botërorit “Katar 2022”, pavarësisht se nuk u aktivizua për shkak të dëmtimit. Por kjo nuk është arsyeja pse ai nuk luajti. Në grumbullimin me Turqinë, futbollisti Merih Demiral del pozitiv me Covid: mbrojtësi 23-vjeçar i Juventusit, është mirë, përveç disa simptomave të vogla dhe do të kthehet në Torino, me një avion sanitar, ndoshta nesër, për të qëndruar i izoluar në një dhomë hoteli në J-Hotel.

Deri tani nuk ka asnjë koment nga Juventusi, pasi lojtari nuk është me klubin për momentin. Duke qenë pozitiv për rreth një javë, ai do të humbasë derbin me Torinon, për të qenë i gatshëm ndaj Napolit të mërkurën e ardhshme, sipas ditëve minimale për negativizimin e tij. Demiral është lojtari i dhjetë i Juventusit, që doli pozitiv në Covid në këtë vit, pas Rugani, Matuidi, Dybala, Ronaldo, McKennie, Cuadrado, De Ligt, Alex Sandro dhe Bentancur.

Por te Juvja të frikësuar janë edhe për kthimin e Szczesny. Portieri është mirë, por në ekipin polak ka patur një shpërthim të Covid, që përfshinte Krychowiak, Piątkowski, Klich dhe Skorupski. Nëse polaku do të mungonte në portën e “Zonjës” për shkaqe shëndetësore, bardhezinjtë do të kenë vetëm Carlo Pinsoglio të gatshëm për derbin e së shtunës Torinos. Gigi Buffon është i skualifikuar për blasfemi ndaj Parmës.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport carlo pinsoglio covid gigi buffon hoteli në j-hotel merih demiral szczęsny carlo pinsoglio covid gigi buffon hoteli në j-hotel merih demiral szczęsny

Sondazh

Poll