Sport

VIDEO / Panik në Kupën e Afrikës, gjyqtari i ndeshjes Bulu rrëzohet pa ndjenja në fushë

31 Mars 2021, 10:38 Nga DOSJA
VIDEO / Panik në Kupën e Afrikës, gjyqtari i ndeshjes Bulu

AFRIKE – Gjyqtari ganez, Charles Bulu, u rrëzua përtokë, ndërsa gjykonte një ndeshje kualifikuese për Kupën e Kombeve të Afrikës 2021 (AFCON), midis Bregut të Fildishtë dhe Etiopisë. Bulu, i cili ka edhe një distinktiv të FIFA-s, u shtri jashtë fushës në minutën e 80-të, pasi humbi ndjenjat. U tha se ai u shemb përtokë, për shkak të motit shumë të nxehtë në Abidjan.

Bregu i Fildishtë udhëheqte 3-1 në takimin e ditës së 6-të në “Stade Felix Houphouet-Boigny”, para se kjo ndeshja të përfundonte papritur pas këtij incidenti. Gjyqtari i katërt, që duhej të zëvendësonte Bulu, ishte nga Bregu i Fildishtë dhe nuk mund të gjykonte për shkak të konfliktit të interesit.

Kështu, ndeshja u desh të ndërpritej, me dhjetë minuta të mbetura për t’u luajtur, megjithëse rezultati nuk ka ndonjë rëndësi, pasi të dy vendet kanë siguruar tashmë kualifikimin në finalet, që do të zhvillohen në Kamerun.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport bregu i fildishtë charles bulu etiopisë kupën e kombeve të afrikës 2021 bregu i fildishtë charles bulu etiopisë kupën e kombeve të afrikës 2021

Sondazh

Poll