Aktualitet

Ç’ndodhi? Ndërpritet procesi i vaksinimit në Tiranë, largohet stafi mjekësor dhe të moshuarit. MSH e MOHON: S’jemi mby

31 Mars 2021, 13:44 Nga DOSJA
Ç’ndodhi? Ndërpritet procesi i vaksinimit në Tiranë,

TIRANË– Ndërpritet procesi i vaksinimit në Tiranë! Burime për Dosja.al bëjnë me dije se stafi mjekësor dhe të moshuarit janë larguar nga qendra e ngritur në mes të kryeqytetit, aty ku prej 4 ditësh po zhvillohet edhe procesi i vaksinimit masiv. 

Siç, shihet në videon e siguruar nga Dosja.al, qendra e vaksinimit është boshatisur dhe ende nuk dihet arsyeja se përse ka ndodhur, dhe pse është ndërprerë procesi i vaksinimit

Për të marrë me shumë detaje lidhur me çfarë ka kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët kanë mohuar ndërprerjen e procesit.

“Nuk është ndërprerë vaksinimi. Nuk është mbyllur. Qendra është hapur me vaksinatorët në qender,”-u konfirmua nga MSH. 

Sipas tyre, vaksinimi po vijon dhe qendra është ende e hapur duke kryer injektime tek të moshuarit. Përgjigje që bie në kundërshti me pamjet e siguruara nga qendra e Tiranës. 

Vaksinimi masiv në Shqipëri ka nisur prej 4 ditësh, dhe deri më tani janë vaksinuar afro 87 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza. Ndërsa po injektohen edhe doza të AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinopharm. 

(k.m/A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet nderpritet procesi i vaksinimit nis vaksinimi masiv ne shqiperi nderpritet procesi i vaksinimit nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Mars 2021, 13:12

TIRANË– Mjekja Kristiana Deda festoi sot ditëlindjen e saj në sheshin Skëndërbej, teksa po i shërbente të moshuarve të cilët do të marrin vaksinën anticovi...