Aktualitet

Përdorimi i pasaportave Covid, mjekët ‘skeptikë’! Alimehmeti: Dyshoj të ndodhë. Brataj: Shtetet duan të shpët

31 Mars 2021, 09:03 Nga DOSJA
Përdorimi i pasaportave Covid, mjekët ‘skeptikë’!

TIRANË– Mbrëmjen e djeshme në emisionit “Real Stroy” u diskutua në lidhje me pasaportat COVID, të cilën disa shtete evropiane janë duke e aplikuar.

Ekspertët shëndetësorë, Ilir Alimehmeti dhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, u shprehën se pasaporta lë shumë vend për diskutim, pasi sipas tyre, ajo ka një datë lëshimi, por edhe një datë skadence.

Alimehmeti u shpreh se dyshon që mund të ndodhë një pasaportë e tillë pasi është diskutiminuese. Ndërsa Brataj tha se ka shtete që nuk do të jenë dhe aq strike për përdorimin e këtyre vaksinave.

Ilir Alimehmeti: Së pari dyshoj që do të ndodhë një pasaportë e tillë, së pari është tejet diskriminuese. Jo të gjithë kanë mundësi për të bërë vaksinës, sepse ka persona që nuk janë grupmoshë, kanë kaluar COVID-in dhe se bëjmë. Pasaporta ka dhe një datë skadencë dhe nuk dihet sa zgjat njëra pasaportë për imunizimin. Kur të vendosësh një pasaportë, ka datë lëshimi e skadimi.

Skënder Brataj: Vendimtar për lëvizjen është rritja e imunitetit në të gjithë botën. Nëse Italia është zonë e kuqe, jo me pasaportë të jesh, por nuk të lejojnë. Brenda verës, do të ketë lëvizje e lirë, nuk besoj se do të ketë shumë kufizime. Do të ketë këtë lehtësirë, që nëse ke bërë vaksinën nuk je i detyruar të qëndrosh në karantinë. Plus veç asaj, Evropa s’ka një bashkim politik, shtetet marrin atë që duan, Italia mezi pret turizmin, Greqia po ashtu.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet epidemiologu ilir alimehmeti pasaportat covid epidemiologu ilir alimehmeti pasaportat covid

Sondazh

Poll