Sport

Skandali seksual, ylli i Realit Benzema, rrezikon 5 vite burg!

31 Mars 2021, 09:13 Nga DOSJA

FRANCE – Zyra e prokurorit të Versailles, ka njoftuar se Karim Benzema do të ulet në bankën e të akuzuarit më 20-22 tetor. Mbi 33-vjeçarin rëndon akuza e një skandali seksual.

Në vitin 2015, Benzema dyshohet se i ka bërë presion ndaj Valbuenas, duke e kërcënuar se do të publikonte një kasetë me video seksuale, në të cilën shfaqej ky i fundit. Mathieu Valbuenan lajmëroi policinë për shantazhin që i bëhej.

Për shkak të këtij skandali, Benzema nuk është ftuar më asnjëherë nga kombëtarja e Francës dhe trajneri Deschamps vazhdon të pyetet se përse nuk e fton, edhe pse dihet, se shkaku është skandali në fjalë midis dy futbollistëve.

Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, ylli i Real Madridit, Karim Benzema mund të ndëshkohet me pesë vite burg. Këtij dënimi mund t’i bashkangjitet edhe një shumë prej 60 mijë eurosh, nëse ai shpallet i fajshëm në akuzat që rëndojnë mbi të.

Megjithatë, sulmuesi Benzema ka reaguar menjëherë, pas caktimit të datës së gjyqit, me anë të një ‘story’ në profilin e tij në Instagram. ,- ka shkruar ai në postimin e tij.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “mundo deportivo” 20-22 tetor karim benzema mathieu valbuena “mundo deportivo” 20-22 tetor karim benzema mathieu valbuena

Sondazh

Poll