Sport

Vllaznia në ankand, Xhaferi: “Vonesat për shitjen e klubit, po më bëjnë të dyshoj”

31 Mars 2021, 08:41 Nga DOSJA
Vllaznia në ankand, Xhaferi: “Vonesat për shitjen e klubit, po

SHKODER – Sponsori i Vllaznisë Alban Xhaferi është i shqetësuar. Ai ka hedhur dyshime rreth zvarritjeve të procesit të privatizimit të klubit shkodran. Para disa ditësh, Komisioni i Prokurimeve Publike pranoi ankimin e Valter Fushës për parregullsi në lidhje me procesin e shitjet së klubit, gjë që ka bllokuar procesin.

Mirëpo, Komisioni i përzgjedhur për procesin e prokurimit të klubit Vllaznia, që të premten e shkuar duhej të kishte një qëndrim, gjë që nuk ka ndodhur. Kësisoj, kjo situatë heshtjeje, ka krijuar një shqetësim real te sponsori aktual i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i cili është një nga kandidatët për të blerë klubin.

“Procesi i privatizimit të Vllaznisë për fatin e keq është bllokuar në Komisionin e Prokurimeve Publike në Tiranë. Të premten e kaluar kë qenë afati i fundit që ky Komision duhej të kthente një përgjigje përfundimtare për ankesat e bëra, por për fatin e keq deri më sot një përgjigje e tillë nuk ka ardhur prej tyre.

Unë jam i habitur nga mënyra si është menaxhuar kjo pjesë. Aq sa ndoshta të lë edhe të dyshosh për këto vonesa që bëhen, por gjithsesi shpresoj që ky proces të finalizohet sa më shpejt sepse klubi duhet të privatizohet për shumë arsye që tashmë janë bërë të ditura.

Vllaznia ashtu si të gjithë ekipet në botë, duhet të privatizohet sepse përndryshe nëse nuk kryhet një proces i tille, sërish do të jetë në dilemë vazhdimësia e saj”,- është shprehur së fundmi sponsori Xhaferi në televizionin lokal “Rozafa” në Shkodër.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport alban xhaferi klubit vllaznia komisionin e prokurimeve publike sponsori aktual i vllaznisë alban xhaferi klubit vllaznia komisionin e prokurimeve publike sponsori aktual i vllaznisë

Sondazh

Poll