Sport

“Katar 2022”, Belgjika: “Futbolli ka fuqinë për të ndryshuar, le ta përdorim atë”

31 Mars 2021, 05:30 Nga DOSJA

BELGJIKE – Përshkallëzohet protesta në mbështetje të punëtorëve emigrantë, ku sipas Amnity International, 6500 vetë kanë mbetur viktima gjatë ndërtimit të impianteve sportive të “Katar 2022”.

Pas Norvegjisë dhe Gjermanisë, kësaj nisme i është bashkuar edhe Belgjika, teksa futbollistët saj kanë zbritur në fushë në ndeshjen ndaj Bjellorusisë me fanella me mbishkrimin “Futbolli mbështet zhvillimin”.

Ndërkohë, Federate Belge e Futbollit në faqen e saj zyrtare bën apel për t’u solidarizuar me këtë lëvizje, ku ndër të tjera shkruan: “Ne në mënyrë aktive ngrihemi kundër racizmit dhe nuk po i shpërfillim problemet në Katar. Me këtë veprim simbolik, ne u bëjmë thirrje organeve ndërkombëtare dhe të gjitha federatave të futbollit që të bashkohen për të bërë hapin e madh.

Ne kërkojmë me forcë që të përmirësohen kushtet e punës dhe të drejtat e njeriut në Katar. Futbolli ka fuqinë për të krijuar ndryshime pozitive, le ta përdorim atë fuqi tani”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport belgjika gjermania katar 2022 norvegjia protesta belgjika gjermania katar 2022 norvegjia protesta

Sondazh

Poll