Sport

KATAR 2022/ Holanda dhe Belgjika goleadë modestëve, Turqia bën “vetëvrasje” ndaj Letonisë

30 Mars 2021, 20:53 Nga DOSJA
KATAR 2022/ Holanda dhe Belgjika goleadë modestëve, Turqia bën

EUROPË-Në Grupin G për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022 Holanda ka shpërthyer ndaj Gjibraltarit duke shënuar shtatë gola dhe gjashtë nga të cilat në pjesën e dytë pas një pjese të parë ku vendasit u mbrojtën mëse mire.

Sakaq, Turqia nga 3-1 u barazua 3-3 përballë Letonisë duke hedhur poshtë gjithçka të mirë që kishte bërë në pjesën e parë dhe në fillim të pjesës së dytë. Portugalia në Grupin A ka mposhtur 1-3 me përmbysje Luksemburgun, duke kryesuar së bashku me Serbinë në kuotën e 7 pikëve.

Ndërsa Kroacia në Grupin H mposhti 3-0 Maltën. Norvegjia mposhti minimalisht Malin e Zi, teksa me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Uellsi ndaj Çekisë.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport belgjike holanda belgjike holanda

Sondazh

Poll