Sport

E përditshmja spanjolle MARCA: “Spanja njeh Kosovën”

31 Mars 2021, 09:58 Nga DOSJA
E përditshmja spanjolle MARCA: “Spanja njeh Kosovën”

SPANJE – Kosova do të përballet sot me Spanjën për herë të parë në historinë e ekipit kombëtar dardan, në kërkim të fitores së parë në Grupin B kualifikues për Botërorin Katari 2022, por ky takim do të jetë më shumë se thjesht një ndeshje futbolli në Sevilje.
Në një shkrim për ndeshjen e sotme në Sevilje, titulli i MARCA-s ishte: “España ‘reconoce’ a Kosovo: estrena rival y ya van 92”, që në shqip do të thotë: “Spanja e ‘njeh’ Kosovën: rivali i ri dhe i 92-të në total’”.
E përditshmja spanjolle e ka nënvizuar faktin se Spanja do të detyrohet ta valëvitë flamurin e Kosovës dhe ta luajë himnin e saj kombëtar sonte në Sevilje, megjithëse qeveria e vet nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës.
“Ekipi spanjoll e luan një ndeshje historike sot. Sepse 31 marsi 2021 do të mbetet në librin e historisë së ekipit kombëtar si dita kur ai luajti kundër një ekipi pavarësia e të cilit nuk pranohet nga shteti spanjoll”, shkroi MARCA.
Por ndeshja e sotme është në qendër të polemikave diplomatike mes Kosovës dhe Spanjës.
Spanja është njëra prej tri kombëtareve në grupin e dardanëve, bashkë me Greqinë dhe Gjeorgjinë, që s’e njohin pavarësinë e Kosovës. Për më tepër vendi iberik është kundërshtar i zëshëm i pavarësisë se shtetit më të ri evropian, kryesisht për shkak të Katalonjës, rajonit të vet verilindor, e cila kishte votuar unanimisht në një referendum në vitin 2017 për t’u pavarësuar nga Spanja.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll