Sport

Spanjollët nuk e mbajnë fjalën! Televizioni publik provokon, ja si do e transmetojë emrin e Kosovës

30 Mars 2021, 17:55 Nga DOSJA
Spanjollët nuk e mbajnë fjalën! Televizioni publik provokon, ja

SPANJË– Prej javësh ndeshja Spanjë-Kosovë po luhet jashtë fushe. Politika është në mes dhe nuk mund të ndajë dot faktin se është vetëm një ndeshje futbolli. Nëse disa ditë më parë Federata spanjolle dhe e Kosovës pranuan se janë ulur tonet dhe është garantuar mbarëvajtja e ndeshjes si në Sevilla, ashtu edhe në Prishtinë nuk ndodh kështu nga televizioni publik i Spanjës.

RTE  do e transmetojë ndryshe këtë ndeshje, televizioni në fjalë i ka bërë promocionin sipas emrave të Kombëtareve që do të zbrisnin në fushë, ndërsa këtë herë ka zgjedhur ta promovojë si Spanjë-Federata e Futbollit të Kosovës. Në këtë mënyrë shmang njohjen e dardanëve si shtet, por i quaj thjesht një përfaqësuese futbolli.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport kosove spanje kosove spanje

Sondazh

Poll