Bota

‘Shkundja’ nga pandemia, Miratohet Plani i Rimëkëmbjes në Greqi: 57 miliardë euro për ndryshimin e modelit ekonomik në

31 Mars 2021, 08:45 Nga DOSJA
‘Shkundja’ nga pandemia, Miratohet Plani i Rimëkëmbjes

GREQI-Qeveria greke ka miratuar ditën e sotme Planin e Rimëkëmbjes në vend. CNN.gr shkruan kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis e ka përshkruar këtë plan si një ‘iniciativë historike’ dhe është një plan i mirëmenduar.

Në të bëjnë pjesë 170 projekte, investime dhe reforma. Ky plan bazohet në katër shtylla, ku do të fokusohet në rritjen e punësimit dhe kohezionit social. Në Greqi, pritet të krijohen 200 mijë vende të reja pune, si dhe të rrisë, Prodhimin e Brendshëm Bruto.

 “Plani Kombëtar për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë është një hartë rrugore shumë e menduar me 170 projekte, investime dhe reforma. Ajo bazohet në 4 shtylla, tranzicionin dixhital të Shtetit dhe Ekonomisë, rritjen e punësimit dhe kohezioni social, ekonomia e gjelbër dhe fillimi i aktivitetit prodhues. Ky është një projekt që mbulon të gjithë Greqinë, ka të bëjë me çdo burrë dhe grua greke, dhe që aspiron të krijojë 200,000 vende pune, por edhe të rrisë PBB. Plani Kombëtar ka një karakter novator, sepse ndryshon modelin dhe e bën ekonominë ekstroverte dhe sistemin e taksave miqësor për zhvillimin dhe gjithnjë duke parë të ardhmen,” tha kryeministri.

Plani i rimëkëmbjes së ekonomisë në Greqi ka ardhur pas më shumë se një viti mbyllje të sektorit ekonomik, për shkak të pandemisë së Covid.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni kyriakos mitsotakis plani i rimekembjes ne greqi kyriakos mitsotakis plani i rimekembjes ne greqi

Sondazh

Poll