Bota

“Është kënaqësia ime”/ Zaev uron Kurtin për marrjen e detyrës: I vlerësoj marrëdhëniet miqësore të dy ven

31 Mars 2021, 08:33 Nga DOSJA
“Është kënaqësia ime”/ Zaev uron Kurtin për

KOSOVË- Kryeministri i Maedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka uruar homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti për marrjen e detyrës. Në një letër drejtuar Kurtit, Zaev ka shkruar se i vlerëson marrëdhëniet mes dy vendeve dhe se do të sigurohet që të arrijnë synimet e përbashkëta që kanë. Në letrën e tij, Zeav gjithashtu ka shprehur dëshirën për një takim sa më shpejt të të dyve.

“Është kënaqësia ime e veçantë të shpreh urimet e mia të sinqerta për rizgjedhjen tuaj  kryetar i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe t’ju uroj suksese në kryerjen e këtij funksioni të përgjegjshëm. Unë vlerësoj marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, bashkëpunimi i të cilave karakterizohet nga një dialog i hapur politik, i bazuar në respekt dhe vlerësim të ndërsjellë, bashkëpunimin intensiv ekonomik dhe tregtar. Unë pres që ky bashkëpunim të vazhdohet me të njëjtën energji në periudhën e ardhshme, gjë që do të mundësojë thellimin e tyre në sfera të tjera me interes të ndërsjellë,” thuhet ndër të tjera në letër.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti zoran zaev albin kurti zoran zaev

Sondazh

Poll