Bota

Qentë e Biden kafshojnë sërish, lëndohet punonjësi, Shtëpia e Bardhë justifikohet: Akoma nuk është përshtatur me mjedi

31 Mars 2021, 08:15 Nga DOSJA
Qentë e Biden kafshojnë sërish, lëndohet punonjësi,

SHBA- Qeni i Joe Biden, Major ka nxjerrë sërish dhëmbët e tij, kundrejt punonjësit të Shërbimit të Parkut Kombëtar. CNN shkruan se ky incident ndodhi në Shtëpinë e Bardhë të hënën pasdite, ku pas lëndimit nga qeni, punonjësi u mjekua në njësinë mjekësore të Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë që vetë Shtëpia e Bardhë e ka justifikuar këtë situatë. Në një deklaratë sekretarja e Zonjës së Parë Jill Biden, Michael LaRosa tha se Majori “ende po përshtatet me mjedisin e tij të ri”.

Kjo është hera e dytë që qentë e Biden sulmojnë njerëz. Më parë ata sulmuan një nga anëtarët e sigurisë, dhe për këtë u dërguan në Delaëare për disa kohë.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota jill biden joe biden major michael larosa jill biden joe biden major michael larosa

Sondazh

Poll