Bota

“Duhet të bënim më shumë për ta shpëtuar”/ Gjyqi kundër policit që vrau George Floyd, dëshmitarët: Përdori forcë

31 Mars 2021, 07:00 Nga DOSJA
“Duhet të bënim më shumë për ta

SHBA- Gjyqi kundër policit që vrau George Floyd, Derek Chauvin po mbahet sot për të dytën ditë të tij. Sot janë thirrur disa dëshmitarë që të tregojnë se si ndodhi ngjarja ku Floyd mbeti i vdekur.

Dëshmitari Donald Williams II, i cili është trajnuar në arte marciale të përziera tha se Chauvin përdori një taktikë të rrezikshme të quajtur ‘mbytje gjaku’, dhe se po lëziste gjyrin para-mbrapa për të rritur presionin mbi qafën e Floyd. Gjithashtu Williams II, hodhi poshtë të gjitha deklaratat e mbrojtjes se veprimet e Floyd kishin qënë kërcënues për të.

Një tjetër dëshmitare është edhe 18-vjeçarja, Darnella Frazier, e cila kihste filmuar të gjithë ngjarjen me telefonin e tij. Kur u mor në pyetje, ajo tha se pa në rrugë një qytetar që po qante dhe po lutej për jetën e tij, dhe se është penduar që nuk bëri diçjka për të shpëtuar atë.

Gjatë gjyqit edhe prokurori i çështjes, Jerry Blackwell deklaroi se Chauvin kishte tradhëtuar distiktivin e tij dhe kishte përdorur një forcë të tepruar dhe të paarsyeshme për të ndaluar Floyd.

Ndërkohë që avokati mbrojtës i policit, Eric Nelson ka deklaruar se kjo çështje ka të bëjë më shumë me prova se sa me një kauzë politike dhe shoqërore. Ai deklaroi se kishte pirë drogë dhe se kishte kundërshtuar arrestimin nga policia, dhe kjo gjë bëri që ai të merre atë llojë “trajtimi”. Vetë Chauvin gjatë gjithë seancës gjyqësore qëndroi i heshtur.

Dje u zhvilluar seanca e parë ndaj policit Derek Sauvin, i cili akuzohet për vrasjen e George Floyd. Sauvin ishte bashkë me tre oficerë të tjerë kur ndodhi ngjarja, Thomas Lane, J. Alexander Kueng dhe Tou Thao, të cilët u pushuan nga puna një ditë pas vdekjes së Floyd. Tre oficerët e tjerë, u akuzuan për bashkëpunim në vrasjen e  shkallës së dytë dhe pritet që të shkojnë në gjyq në gusht.

George Floyd u vra më 25 maj të vitit shkuar në Minneapolis. Ai u ndalua nga katër efektivë dhe një prej tyre i vendosi këmbën në qafë duke i bllokuar frymëmarrjen për më shumë se 8 minuta. Nga vdekja e Floyd shpërthyen shumë protesta në gjithë Amerikën nën sloganin “blacklivematters”.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota derek chauvin donald williams ii eric nelson george floyd jerry blackwell derek chauvin donald williams ii eric nelson george floyd jerry blackwell

Sondazh

Poll