Bota

Protestuesit në Myanmar ndezin qirinj në kujtim të personave të vrarë  

31 Mars 2021, 06:45 Nga DOSJA
Protestuesit në Myanmar ndezin qirinj në kujtim të personave

MYANMAR- Aktivistët dhe protestuesit në Myanmar kanë ndezur qirinj mbrëmjen e djeshme në kujtim të personave që janë vrarë. Reuters shkruan se ditën e djeshme në Myanmar u vranë 8 persona.

Ndërkohë që pas përplasjeve të shumta në vend, Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar stafin jo thelbësor të ambasadës së saj në Myanmar që të largohen nga vendi.  Protestuesit gjithashtu kanë mbajtur një marshim me qirinj ndezur për të kundërshtuar shtetrrethimin e vendit.

Qytetarët e Myanmari kanë dalë në protestë për lirimin e ish-udhëheqëses, Aung San Suu Kyi, e cila është në paraburgim që kur ushtria e Myanmar rrëzoi qeverinë e saj më 1 Shkurt. Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për lirimin e drejtueses së vendit dhe rikthimin e normalitetit. Gjeneralët e ushtrisë thonë se 75-vjeçarja po e mbante pushtetin me vota të vjedhura.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota grushti i shtetit ne myanmar grushti i shtetit ne myanmar

Sondazh

Poll