Bota

Djegie, prerje dhe shpyllëzim, miliona hektarë pyje janë shkatërruar gjatë 2020-ës  

31 Mars 2021, 07:08 Nga DOSJA
Djegie, prerje dhe shpyllëzim, miliona hektarë pyje janë

SHBA- 2020-ta ishte viti i shkatrrimit të pyjeve. The Guardian ka postuar një raport mbi shpyllëzimit dhe djegien e pyjeve gjatë vitit 2020, ku në të gjitha rajonet tropikale miliona hektarë janë shkatërruar.

Të dhënat janë marra nga një studim që ka bërë Universiteti i Maryland dhe platforma e monitorimit online Global Forest Watch. Sipas këtyre viti 2020 ishte viti më i keq dhe se humbja e sipërfaqeve të pyjeve ishte mbi mesataren dhe se ky vit ishte viti i tretë më i keq që nga viti 2002 ku dhe nisi monitorimi për pyjet.

Humbjet ishin shumë të mëdha në pyjet primare tropikale, si Amazona, Kongo dhe Azina Jug-Lindore. Këto pyje janë jetike për rregullimin e klimës globale, si dhe për ekosistemet e tyre të pazëvendësueshme. Humbjet vetëm nga ky lloj pylli arritën në 4.2 milion hektarë.

Në tërësi, 12.2 milion hektarë mbulesë pemësh u humbën në tropikët në vitin 2020, një rritje prej 12% në 2019. Zonat e pyllëzuara të Brazilit dolën më keq, me 1.7 milion hektarë të shkatërruar, një rritje prej rreth një e katërta në krahasim me vitin e kaluar.

Shkaqet për humbjen e kësaj sasie të madhe pyjesh dhe jetike janë për shkak të prerjeve nga banorët, nga ndërmarrjet, shpyllëzimi dhe zjarret e shumta.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota global forest watch shpyllezimi universiteti i maryland global forest watch shpyllezimi universiteti i maryland

Sondazh

Poll