Bota

Filmoi skenën e vrasjes së George Floyd, 18-vjeçarja shpërthen në të qara në gjyq: Mund të ishte babai ose vëllai im! A

31 Mars 2021, 06:59 Nga DOSJA
Filmoi skenën e vrasjes së George Floyd, 18-vjeçarja

SHBA– Darnella Frazier, adoleshentja e cila filmoi skenen e vrasjes së George Floyd nuk mund ti mbante lotët gjatë seancës gjyqësore te ish-oficerit të policisë Derek Sauvin, i cili e mbyti 46-vjeçarin afrikano-amerikanin George Floyd duke i vendosur gjurin ne fyt, për 8 minuta e 46 sekonda.

E pranishme në seancën e dytë gjyqësore, Frazier ka risjellë edhe njëherë në mendje dhe ka përshkuar skenën që ajo vetë filmoi. CNN shkruan se Frazier ka rrëfyer përpara togav të zeza se ka parë një polic, që i kishte vënë gjurin në fyt dhe një burrë që lutej për jetën e tij.

Unë pashë një burrë në tokë dhe një polic që i vuri gjurin sipër. Një burrë i tmerruar dhe i frikësuar po i lutej policit për jetën e tij. Kur shikoj George Floyd shikoj babanë tim, shikoj vëllain tim, kushërinjtë e mi, xhaxhallarët e mi, sepse ata janë të gjithë të zinj. Dhe unë shikoj se si mund të ketë qenë një prej tyre. Unë qëndroj zgjuar duke i kërkuar falje George Floyd që nuk bëra dot më shumë për të shpëtuar jetën e tij,”- tha ajo dhe nisi të qante.

Nga ana tjetër, avokatët e policit Sauvin pretendojnë se kalimtarët e zemëruar e shpërqendruan policin, duke bërë që ai të mos tregonte kujdes për Floyd. Ata u shprehën se Sauvin është hutuar nga kërcënimet, fjalët e qytetarëve dhe jo vetëm, duke bërë që të kryente krimin e rëndë.

Pas kësaj deklarate, 18-vjeçarja u pyet nëse kishte parë kalimtarë që e kanë kërcënuar policin, por e mohoi këtë gjë.

Dje u zhvilluar seanca e parë ndaj policit Derek Sauvin, i cili akuzohet për vrasjen e George Floyd. Sauvin ishte bashkë me tre oficerë të tjerë kur ndodhi ngjarja, Thomas Lane, J. Alexander Kueng dhe Tou Thao, të cilët u pushuan nga puna një ditë pas vdekjes së Floyd. Tre oficerët e tjerë, u akuzuan për bashkëpunim në vrasjen e  shkallës së dytë dhe pritet që të shkojnë në gjyq në gusht.

George Floyd u vra më 25 maj të vitit shkuar në Minneapolis. Ai u ndalua nga katër efektivë dhe një prej tyre i vendosi këmbën në qafë duke i bllokuar frymëmarrjen për më shumë se 8 minuta. Nga vdekja e Floyd shpërthyen shumë protesta në gjithë Amerikën nën sloganin “blacklivematters”.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota darnella frazier derek sauvin george floyd gjyqi ndaj policit qe vrau floyd vrasja e george floyd darnella frazier derek sauvin george floyd gjyqi ndaj policit qe vrau floyd vrasja e george floyd

Sondazh

Poll