Ndodh edhe kjo! Rryshfeti ndan gjyqtaren nga bashkëshorti oficer gjyqësor
31 Mars 2021, 07:49Nga DOSJA
TIRANË– Një tjetër çift që ka funksionuar brenda sistemit të drejtësisë, është Margarita Buhali, gjyqtare dhe bashkëshorti i saj oficer i policisë gjyqësore Gertmond Koroveshi. Ky i fundit është kapur duke marrë rryshfet gjatë ushtrimit të detyrës së tij.
Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Margarita Buhali, u përball më 17 qershor 2019 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Margarita Buhali ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Beratit. Ajo u zgjodh përmes shortit elektronik anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2019.
Margarita Buhalit nuk i janë gjetur probleme të pasurisë, profesionalizmit apo pastërtisë së figurës. Por bashkëshorti i gjyqtares Gertmond Koroveshi është denoncur si i përfshirë në një aferë korruptive.
Buhali është justifikuar se ka mbajtur qëndrim ndaj bashkëshortit. Ajo është distancuar duke u divorcuar prej tij. Megjithatë ajo është shprehur se bashkëshorti i saj nuk mund të konsiderohej si “kontakt i papërshtatshëm” pa pasur ndaj tij një vendim gjykate.
TIRANË – Karanxha do të mbahet mend si prokurori që ka firmos dosjen për të marrë si të pandehur kreun e demokratëve Lulzim Basha, vetëm me akuzën për fals...
TIRANË– Rilinda Selimi bashkëshortja e Shkëlzen Selimit e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000. Fillimisht ka punuar si gjyqta...
FIER– Policia e Fierit ka arrestuar pronarin e një lokali në qytetin e Fierit, pasi ky i fundit kishte përshtatur ambientet për prostitucion. Në pranga ka rënë ...
SHQIPËRI– Sot është dita e katërt e vaksinimit masiv të të moshuarve mbi 70-vjeç në vend. Ministrja Ogerta Manastirliu ka qënë prezente në tendat ku...
TIRANË– Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.Sipas njoftimit të policisë, ka rënë në pranga shtetasi A...
VLORË– Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të teatrit Petro Marko.Fatmirësisht nga flakët nuk ka...
TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha është kthyer shumë vite pas dhe ka folur në lidhje me vrasjen e dyfishtë, të babë e bir Nezir e Gentjan Beqiri. E ftuar...