Aktualitet

Vettingu, a do të shkarkohet edhe Karanxha pas bashkëshortes për kriterin e pasurisë?!

31 Mars 2021, 07:46 Nga DOSJA
Vettingu, a do të shkarkohet edhe Karanxha pas bashkëshortes për

TIRANË – Karanxha do të mbahet mend si prokurori që ka firmos dosjen për të marrë si të pandehur kreun e demokratëve Lulzim Basha, vetëm me akuzën për falsifikim të formularëve, duke ndikuar në këtë mënyrë që të shpëtojë prej akuzave për lobimet e PD-së në SHBA. Dërgimi i dosjes në gjykatë e shpëtoi Bashën nga SPAK.

Duke qënë se bashkëshortja e tij Bernina Kondi u shkarkua nga Vettingu për pasurinë, KPK duhet të shqyrtonte me proceduarë të përshpejtuar edhe Ervin Karanxhën. Kjo do të bënte që edhe prokurori Karanxha të shkarkohej nga detyra sepse jemi duke folur për kriterin e pasurisë bashkëshortore. Ndryshe do të ishte situata nëse gjyqtarja do të ishte shkarkuar për kriterin profesional ku përgjegjësia është individuale.

Të tre anëtarët e kësaj familje që kanë qënë mbështetje për njëri – tjetrin duket se do të kenë të njëjtin fat. Pas shkarkimit të Bernina Kondit, në vetting është bashkëshorti i saj dhe kunata. Ervin Karanxha dhe e motra Anila Karanxha të dy janë vlerësuar me raport negativ dhe me probleme nga ILDKPKI.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bernina kondi ervin karanxha vettingu bernina kondi ervin karanxha vettingu

Sondazh

Poll