Aktualitet

Sherri mes të rinjve/ Plagosi me thikë pranë zemrës Endri Nekaj, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

31 Mars 2021, 07:15 Nga DOSJA
Sherri mes të rinjve/ Plagosi me thikë pranë zemrës Endri

DURRËS– Policia e Durrësit ka arrestuar 26-vjeçarin i cili plagosi me thikë pranë zemrës Endri Nekajn. Ngjarja e cila ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Durrësit mes dy personave la një të plagosur.

Ka qënë Nekaj ai i cili ka tentuar të shtyp me makinë personin e identifikuar me inicialet D.B, 26-vjeç, i cili tashmë është arrestuar. Pas kësaj, 26-vjeçari ka marrë mjetin prerës dhe e ka goditur Nekajn afër zemrës.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ndaluan, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 29.03.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. N. (A), 27 vjeç.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan shtetasit D. S., 18 vjeç dhe E. H., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 06.03.2021, shtetasi D. S. i ka vjedhur motorin shtetasit Sh. S. dhe më pas ia ka shitur shtetasit E. H.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet endri nekaj sherri ne durres endri nekaj sherri ne durres

Sondazh

Poll