Aktualitet

Shfrytëzonte lokalin për prostitucion, arrestohet pronari i dënuar më parë për rrëmbim personi! Ndalohen dy gra brenda am

31 Mars 2021, 07:27 Nga DOSJA
Shfrytëzonte lokalin për prostitucion, arrestohet pronari i

FIER– Policia e Fierit ka arrestuar pronarin e një lokali në qytetin e Fierit, pasi ky i fundit kishte përshtatur ambientet për prostitucion. Në pranga ka rënë Mbarim Xhemali., 59 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për veprën penale “Rrëmbim personi”.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetase 33-vjeçe dhe një shtetase 55-vjeçe, të cilat janë kapur në flagrancë në lokalin e marrë me qira nga Xhemali.

NJOFTIMI:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Premtimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Vihet në pranga, për shfrytëzim të prostitucionit dhe për mbajtje të lokaleve për prostitucion, administratori i një lokali në Fier, person me precedent të mëparshëm penal. Procedohen penalisht dhe 2 shtetase, për veprën penale “Prostitucioni”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga administratori i një lokali, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.
Në bazë të provave të grumbulluara, pas një hetimi disamujor, u finalizua operacioni policor i koduar “Premtimi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, shtetasi Mbarim Xhemali., 59 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për veprën penale “Rrëmbim personi”.
Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetase 33 vjeçe dhe një shtetase 55 vjeçe, të cilat janë kapur në flagrancë në lokalin e marrë me qira nga shtetasi M. Xh., në Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet policia fier policia fier

Sondazh

Poll