Aktualitet

Sulmi i Çapjave ndaj Policisë/ Artan Hoxha tregon PRAPASKENAT: I morën vetë në telefon, ‘po na bëjnë atentat’

30 Mars 2021, 21:00 Nga DOSJA
Sulmi i Çapjave ndaj Policisë/ Artan Hoxha tregon PRAPASKENAT: I

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka treguar detaje lidhur me incidentin e ndodhur në zonën e tregut Agro-Ushqimor në Elbasan. Në emisionin “Opinion”, Hoxha ka treguar se një pjesëtar i fisit kishte njoftuar Policinë duke denoncuar se dikush po përpiqej t’i vriste.

Sipas gazetarit, telefonuesi ka dhënë edhe targën e mjetit “Audi”, duke lajmëruar se kishin armë në mjetin e tyre. 

Kush e solli Policinë aty? Çapjat! Një pjesëtar i fisit ka lajmëruar disa persona që tentojnë t’i bënin atentat. Pra palët kanë përdorur Policinë, Prokurorinë dhe Gjjykatën në luftën ndaj njëri-tjetrit. Ai thotë targa e Audit po mundohet të më bëjë atentat,”-tha Hoxha.

Ngjarja ka ndodhur më 8 qershor të vitit 2016. Sipas prokurorisë dhe pse efektivët e policisë kanë qenë me jelek me mbishkrimin “Policia” dhe janë prezantuar, ata sërish janë qëlluar disa herë me pistoletë nga Ardian Çapja. Në lidhje me këtë ngjarje në atë kohë u arrestuan me burg për Florenc Çapjen, Ardian Çapjen dhe Bledar Muçën.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll