Sport

“Nëse do të votoj do të zgjedh…”, Lorik Cana tregon votën e tij për zgjedhjet e 25 prillit

30 Mars 2021, 17:35 Nga DOSJA
“Nëse do të votoj do të zgjedh…”, Lorik Cana

SHQIPËRI-Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare Lorik Cana ka bërë publike zgjedhjen e tij për fushatën elektorale që do të zhvillohet më datë 25 prill. 37-vjeçari u pyet nga ndjekësit në Instagram se për kë do të votonte. Cana pa komplekse nuk nguroi të tregonte hapur se për kë parti do të hidhte votën.

Basha apo Rama?

“Me Bashën nuk kam pasur fare afrimitet, kurse me Edin kam miqësi. Nuk kam dyshime, nëse do të votoj do zgjedh Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Shqipëria ka bërë progres, mendoj se Rama e meriton mandatin e tretë”, tha Cana duke iu përgjigjur fansave të tij.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport lorik cana lorik cana

Sondazh

Poll