Qeveria në Kosovë vendos që shkollat e arsimit parauniversitar të jenë pushim javën e ardhmshme: Më pas nisë mësimi fiz
30 Mars 2021, 15:29Nga DOSJA
KOSOVË-Javën e ardhshme të gjithë institucionet e arsimit parauniversitar do të jenë në pushime pranverore. Ndrësa, më pas do të nisë mësimi, i cili do të zhvillohet fizikisht jo online.
Sipas Gazeta Express, lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesi i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës Ymer Ymeri, i cili ndër të tjera ka thënë se gjatë kësaj jave do të bëhet dezinfektimi i të gjitha objekteve shkollore si dhe do të vlerësohet situata epidemiologjike në shkollat në nivel vendi.
“Pas diskutimeve që janë bërë është vendosur që gjatë javës së ardhshme edhe me rekomandimin e përfaqësuesve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik i cili ishte në takim që të mbahet një javë pushim, meqenëse pushimi pranveror sipas kalendarit ka qenë e paraparë në këtë javë. Gjatë kësaj kohës së pushimit do të punohet shumë, ashtu së paku u tha, që të dezinfektohen shkollat, të përgatiten sa më shumë që është e mundur dhe përsëri të fillojmë me skenarin A, B, C varësisht nga nevoja. Do të thotë të fillojmë mësimin në objektet shkollore jo në mësimin online dhe ne si përfaqësues të punëtorëve edhe ne e përkrahim idenë dhe qëndrimin që mësimi të zhvillohet deri në momentet kur është shumë i rrezikuar shëndeti i mësimdhënësve, i punëtorëve në arsim edhe i nxënësve. Deri në ato momente bëjmë çmos që ta ruajmë mësimin në klasë, jo nga distanca për shkak se nuk është as i përafërt mësimi online me atë mësimin me prezencë në klasë,”-ka thënë ai.
Në lidhje me zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit, ai ka thënë se është propozuar të zhvillohen ditën e shtunë.
“Ne si përfaqësues të sindikatës kemi thënë që më e mira është që zëvendësimi të bëhet ditëve të shtune, një të shtune po, një të shtune jo në mënyrë që mos të shkohet për shkak se e dimë që kalendari për klasën 1-8 viti shkollor përfundon me 30 qershor mos të shtyhet edhe në korrik mësimi”, thotë ai.
(k.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
HAGË– Gjykimi ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, në Gjykatën S...
FRANCË – Në Francë, disa spitale po përballen me dilemën se cilët pacientët duhet të operojnë e cilët jo, pasi njësitë e kujdesit intensiv po mbingar...
KOSOVË-Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ditën e sotme ka zgjidhur një konferencë për mediat, ku ka shprehur dhe vendimin e kryesisë ...
KOSOVË-Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci janë takuar me ambasadoren e Holand...
HAGË– Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se kanë marrë disa kërkesa lidhur me identifikimin e personit që dokumentet e tyre hetimore i &ccedi...
MALI I ZI-Zëvendës-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ia ka shkruar një letër urimi kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca.Sipas Ga...
ANGLI-Një biografi mbi Megan Markle është duke u përgatitur dhe ndoshta do të sjellë trazira në Pallatin Buckingham. Sipas CNN, shkrimtari Tom Baue, do të para...
HAGË- Ka nisur seanca e radhës paragjyqësore ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. Fillim...