Bota

Përfundon seanca në Gjykatën Speciale, gjykimi ndaj Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit pritet të fillojë në gusht të këtij

30 Mars 2021, 15:28 Nga DOSJA
Përfundon seanca në Gjykatën Speciale, gjykimi ndaj Nasim

HAGË– Gjykimi ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, në Gjykatën Speciale në Hagë, pritet të fillojë gjatë mesit në muajit gusht.

Kështu u bë e ditur në seancën e sotme, e cila ishte e treta për ecurinë e çështjes ndaj këtyre dy krerëve të OVL-UÇK-së, në pikën ku u diskutua për hetimet e mbrojtjes dhe të Prokurorisë së Specializuar.

Avokati i Gucatit, Jonathan Rees, tha se pavarësisht kufizimeve, pret që gjykimi të nis nga 13 gushti.

“Ju keni përcaktuar kalendarin dhe me kalimin e kohës ne mendojmë që pavarësisht nga kufizimet ne do të vazhdojmë të përmbushim detyrimet tona dhe t’i përmbahemi kalendarit të përcaktuar. Besojmë që do të jemi gati për gjykim në javën që fillon prej 13 gusht e tutje”,– tha ai.

Të njëjtin mendim e ndau edhe avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman.

“Edhe ne mendojmë dhe jemi në të njëjtin pozicion. Kemi vështirësi në zhvillimin e hetimeve dhe s’dua të hy në konflikte me prokurorinë. Kemi pasur probleme me disa linja të hetimeve. Shpresojmë që të bëjmë hetime të mëtejshme të mbrojtjes brenda 10 ditëve të ardhshme. Kjo do të varet edhe nga situata, sepse psh e gjithë Evropa është vendosur në kodin e kuq sa i përket pandemisë”,- tha Cadman.

Vitin e kaluar, dy udhëheqësit e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, kishin vendosur ta quanin “Rrufeja” një person anonim që dërgonte në zyrat e tyre dokumente konfidenciale të Prokurorisë së Specializuar. Këto dokumente, Gucati e Haradinaj i publikonin në konferenca për media.

Më 26 shtator të vitit të kaluar, dy ish-krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj u arrestuan me urdhër të Gjykatës Speciale. Ata akuzohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora hysni gucati jonathan rees kosova ne hage nesim haradinaj toby cadman hysni gucati jonathan rees kosova ne hage nesim haradinaj toby cadman

Sondazh

Poll