Bota

Kurti takohet me ambasadoren e Holandës, shprehin gatishmërin për bashkëpunim midis dy vendeve

30 Mars 2021, 14:59 Nga DOSJA
Kurti takohet me ambasadoren e Holandës, shprehin gatishmërin për

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci janë takuar me ambasadoren e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Sipas Gazeta Express, ambasadorja fillimisht e ka uruar Kurtin për fitoren në zgjedhje dhe e ka përgëzuar për procesin e shpërndarjes së vaksinave.

Po ashtu, ata kanë biseduar dhe për gjendjen e agrokulturës në Kosovë dhe kanë rënë dakord se duhet një qasje e re ndaj prodhimit vendor dhe stimulimit të prodhuesve.

Gjithashtu, të dy kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti faton peci albin kurti faton peci

Sondazh

Poll