Bota

Zëvendës-kryeministri i Malit të Zi ishkruan letër urimi Konjufcës: Presim bashkëpunim midis dy vendeve

30 Mars 2021, 14:41 Nga DOSJA
Zëvendës-kryeministri i Malit të Zi ishkruan letër urimi

MALI I ZI-Zëvendës-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ia ka shkruar një letër urimi kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Sipas Gazeta Express, në letër ndër të tjera ai i ka shprehur edhe rëndësinë e bashkëpunimit midis dy vendeve. Po ashtu ai ka theksuar se pret një bashkëpunim midis dy vendeve në përfitimi të qytetarëve të Malit të Zi dhe Kosovës.

Letra e plotë:

“Shkëlqesia juaj, Me nderime të larta dhe dëshirat më të mira, ju shpreh urimet e mia më të sinqerta për emërimin tuaj në pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Unë besoj se përvoja juaj personale dhe politike do të kontribuojë në zhvillimin dhe prosperitetin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj. Duke përfituar nga ky rast, unë do të doja të theksoja rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona bazuar në marrëdhënie të mirëbesimit, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Duke i vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore midis dy vendeve tona, unë pres me kënaqësi bashkëpunimin me ju, i cili do të sjell përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe të Republikës së Kosovës. Shkëlqesi, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë për Ju“”-ka shkruar ai.​

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora dritan abazanoviç glaku konjufca dritan abazanoviç glaku konjufca

Sondazh

Poll