Bota

“Një biografi e re për Megan Markle”, shkrimtari Tom Baue pritet të zbulojë sekrete që do të ‘trondisin’ P

30 Mars 2021, 14:16 Nga DOSJA
“Një biografi e re për Megan Markle”, shkrimtari Tom Baue

ANGLI-Një biografi mbi Megan Markle është duke u përgatitur dhe ndoshta do të sjellë  trazira në Pallatin Buckingham. Sipas CNN, shkrimtari Tom Baue, do të paraqesë një biografi të paautorizuar të dukeshës.

Ai ka shkruar vepra për Richard Branson, Tony Blair dhe Simon Cowell. Ai gjithashtu shkroi një biografi të Princit Charles në vitin 2018 me titull “Princi Rebel: Fuqia, Pasioni dhe Shkatërrimi i Princit Charles”.

Tom Bauer do të kalojë vitin e ardhshëm duke përgatitur librin dhe thuhet se do të flasë me kolegët, miqtë dhe ‘armiqtë’ e Megan Markle, e cila do të jetë një detyrë e vështirë për shkak të reputacionit të tij.

“E bindur për madhështinë e saj, Markle beson se, për vite me radhë, ajo ka qenë viktimë e komploteve që synonin shkatërrimin e fatit të saj. Ndërsa të tjerët shkëlqenin në rolet kryesore, Megan kishte pak përfshirje,”- shkroi Bauer kohët e fundit në një artikull në The Sun.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota megan markle tom baue tony blair megan markle tom baue tony blair

Sondazh

Poll