Prokuroria flet rreth hetimeve për zbulimin e identitetit të “Rrufesë” që i çonte dokumentet e tyre në zyrat e OVL-së
30 Mars 2021, 14:55Nga DOSJA
HAGË– Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se kanë marrë disa kërkesa lidhur me identifikimin e personit që dokumentet e tyre hetimore i çonte në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Një prokuror i Speciales, në seancën e radhës paragjyqësore ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt ka thënë se kanë nxjerrë informacion lidhur me hapat e ndërmarrë lidhur me këtë çështje.
“Kemi marrë 39 kërkesa që kanë të bëjnë me identifikimin e personit që i ka lënë dokumentet në Shoqatën e Veteranëve të UÇK-së. Kemi nxjerrë informacion lidhur me hapat e ndërmarra sa i takon zbulimit të identitetit të personit. Bëhet fjalë për intervistë që ia kemi bërë të ditur edhe mbrojtjes. Nuk e dimë se çfarë duan të nxjerrin mbrojtja nëse kanë marrë orë të tëra regjistrime nga kamerat e rrugëve e do t’i shohin të gjitha ato. Akuzat specifike kanë të bëjnë me ato që kanë bërë pas marrjes së informacionit dhe shpërndarjes”,– ka thënë prokurori.
Vitin e kaluar, dy udhëheqësit e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, kishin vendosur ta quanin “Rrufeja” një person anonim që dërgonte në zyrat e tyre dokumente konfidenciale të Prokurorisë së Specializuar. Këto dokumente, Gucati e Haradinaj i publikonin në konferenca për media.
Më 26 shtator të vitit të kaluar, dy ish-krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj u arrestuan me urdhër të Gjykatës Speciale. Ata akuzohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
MALI I ZI-Zëvendës-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ia ka shkruar një letër urimi kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca.Sipas Ga...
ANGLI-Një biografi mbi Megan Markle është duke u përgatitur dhe ndoshta do të sjellë trazira në Pallatin Buckingham. Sipas CNN, shkrimtari Tom Baue, do të para...
HAGË- Ka nisur seanca e radhës paragjyqësore ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. Fillim...
GJERAMNI-Instituti i vaksinimit “Paul Ehrlich”, në Gjermani kanë njoftuar se janë shkaktuar 31 raste të trombozës, pasi personat kanë marrë vaksinën...
BRAZIL– Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro bëri gjashtë ndryshime të kabinetit të hënën në rivendosjen më të madhe ministrore që kur ai mori detyrën ndë...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është zhvendosur në një shtëpi më të madhe, menjëherë pasi mori postin e kreut të qeverisë. Gazeta Express ka r...