Bota

Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt përplaset me Prokurorinë, avokati Reese këmbëngul: Ne kërkojmë një listë me të gjitha

30 Mars 2021, 14:33 Nga DOSJA
Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt përplaset me Prokurorinë, avokati

HAGË– Në Hagë është duke vazhduar konferenca mbi ecurinë e çështjes në çështjen ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit. Nxjerrja e materialeve ka përplasur mbrojtjen me Prokurorinë.

Prokurori i ZPS-së ka thënë se mbrojtja ka kërkuar 27 materiale të cilat Prokuroria s’ua ka ofruar pasi i konsideron jorelevante për avokatët.

“Mbrojtja ka bërë kërkesë për 27 materiale dhe ne nuk kemi menduar që ky informacion është i vlefshëm për mbrojtjen”, – ka thënë Prokurori.

Avokati mbrojtës i Hysni Gucatit, Jonathan Reese, ka thënë se po kërkojnë vetëm atë për të cilën gjykatësi Nicolas Guillou e ka urdhëruar Prokurorinë që ta bëjë.

“Prokuroria thotë se nuk po kupton çfarë po kërkon mbrojtja. Është ajo që keni urdhëruar ju z.gjykatës”,– tha ai.

“Nxjerrje të plotë dhe njoftim të hollësishëm pa vonesë”, shtoi Reese.

Ai përsëriti kërkesën e tij, që mbështetet edhe nga mbrojtja e Nasim Haradinajt.

“Ne kërkojmë një listë me të gjitha materialet e hollësishme që i duhet mbrojtjes”,- tha avokati Reese.

Kurse avokati mbrojtës i Nasim Haradinajt, Toby Cadman u shpreh se “pozicioni ynë është i përbashkët dhe ne shprehim shqetësimet tona për mënyrën sesi po sillet ZPS-ja”.

Vitin e kaluar, dy udhëheqësit e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, kishin vendosur ta quanin “Rrufeja” një person anonim që dërgonte në zyrat e tyre dokumente konfidenciale të Prokurorisë së Specializuar. Këto dokumente, Gucati e Haradinaj i publikonin në konferenca për media.

Më 26 shtator të vitit të kaluar, dy ish-krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj u arrestuan me urdhër të Gjykatës Speciale. Ata akuzohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora hysni gucati jonathan reese kosova ne hage nasim haradinajt toby cadman hysni gucati jonathan reese kosova ne hage nasim haradinajt toby cadman

Sondazh

Poll