Politike

“Bën përshesh me virusin”/ PD i përgjigjet Ramës: Ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin

30 Mars 2021, 11:19 Nga DOSJA
“Bën përshesh me virusin”/ PD i përgjigjet

TIRANË– Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit publikoi fotot dhe e akuzoi se bënte përshesh me virusin, ndërkohë që në vend ka nisur vaksinimi masiv.

Sipas PD-së, Rama reagon në këtë mënyrë, pasi ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë.

“Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë. Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve. Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!”- shkruhet në reagimin e Partisë Demokratike.

Më herët ,Rama publikoi disa foto nga takimet e Bashës dhe të vaksinimit në sheshin ‘Skënderbej’ dhe shkruante se kryedemokrati po bënte përshesh me virusin.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll