Politike

OMONIA denoncon Lamen dhe Goron: Banorëve të Drimadhes iu kërkohet ryshfet për të regjistruar pronën, ose duhet t’ja

30 Mars 2021, 11:18 Nga DOSJA
OMONIA denoncon Lamen dhe Goron: Banorëve të Drimadhes iu

TIRANË- Organizata e minoritetit grek në Shqipëri, OMONIA, denoncon se pronat e banorëve të Drimadhes nuk po lejohen që të regjistrohen për shkak të drejtorit të Kadastrës, Artan Lame dhe kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Në një deklaratë për mediat, OMONIA njofton se banorëve të Drimadhesit iu është kërkuar ryshfet për të regjistruar pronën, në gjysmën e vlerës së saj. Por ekziston edhe një rrugë e dytë, që pronën t’ja shesësh një investitori pranë qeverisë, “vëlla” me kryeministrin Edi Rama. OMONIA kërkon ndihmën e opozitës duke tejkaluar kombësinë apo identitetin.

DEKLARATA E PLOTË E OMONIAS:

Ne daten 27 Mars nga zyrat e Kadastres Vlore, drejtori i Kadastres  Artan Lame bashke me Kryetarin e Bashkisë Himarë Jorgo Goro, vazhdoi të tallet me opinionin publik në lidhje me regjistrimin e pasurisë së banorëve të fshatit Gjilek (Drymades) nga zyra e Kadastres. Lame deklaroi se regjistrimi ka mbaruar per gjithë fshatin Gjilek, gjë që nuk është absolutisht e vertete. Siç shihet nga harta që ai prezantoi, parcelat të cilave do t’u jepen tituj pronësie përbëjnë më pak se 1/10 e pronës totale që ka fshati dhe shumica dërrmuese e tyre i janë shitur një kontraktori I cili para disa ditesh ka marrë një leje ndërtimi. Për fat të mirë, kjo tallje nuk funksionon me me Himariotet, sepse ata e dinë shumë mirë se ka vetem dy mënyra  për të regjistruar pronën e tyre në zyrën e Kadastres Vloreose  te paguash gjysmën e vlerës së pronës ne menyre te jashteligjshme(lexo para cash te dhena ne dore), ose tja shesesh pronen e trasheguar me breza  një “investitori i madh” shok i Qeverisë dhe vella me  Kryeministrin  Edi Rama.

Këto deklarata janë plotësisht të pavërteta dhe kanë një qëllim te vetem,  thjesht propagand me foto 3D në funksion të zgjedhjeve të 25 Prillit. Këto njoftime, përveç fyerjes së inteligjencës së Himarioteve autokton pronarë te ligjshem, janë në kundërshtim me frymën dhe thelbin e ligjit zgjedhor, diçka për të cilën ne i bëjmë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të marrë një qëndrim. Nëse këto deklarata do të kishin edhe disa copa të së vërtetës, nuk do të ndodhnin në zyrën se Kadastres mëkatare të Vlores, por do të beheshin në fshat për t’u përballur drejt per drejt dhe për të marrë “mirënjohjen dhe falënderimet” e qytetarëve të fshatit Gjilek. 

Duke marre shkas nga Maskarada e fundit e dyshes Goro –Lame , ne shpresojmë që edhe më skeptikët të kuptojnë se kjo qeveri dhe kjo qeverisje vendore jo vetëm që nuk dëshirojnë t’u japin pronën pronarëve të ligjshëm, por bëjnë cfare eshte e mundur dhe e pamundur ligjerisht për të ndryshuar “duar” prona. Dyshja (Goro – Lame) që mban pjesën më të madhe të përgjegjësisë për plaçkitjen e pronave të banorëve vendas grekë të bashkisë së Himarës, hapi  sot siparin duke luajtur një shfaqje të shemtuar dhe të pakuptimtë packa  se njerëzit e Himarës t’i dërgojnë me voten e tyre ne dollapin e historise.

Eshtë e nevojshme në mes të periudhës parazgjedhore që partitë e opozitës të bëjnë një angazhim të qartë se si dhe për sa kohë do të zgjidhin problemin kryesor dhe më të madh që shqetëson banorët e rajonit, pavarësisht nga kombësia e tyre. Ne jemi këtu për të kontribuar në zgjidhjen e vetme të pranueshme për ne, kthimin e pronave të vjedhura nga regjimi komunist tek ata që i perkiste dhe trashëgimtarëve të tyre. Çdo mendim dhe sugjerim tjetër është me qëllim të keq, ne kundershtim te interesit dhe deshirave tona, ne shkelje flagrante te ligjit dhe ne shkelje te hapur te themeleve te Lirive e te Drejtave te Njeriut.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike artan lame jorgo goro omonia artan lame jorgo goro omonia

Sondazh

Poll