Bota

“Se ndërroj shtëpinë, gruaja s’ma blen dot se është shtresë e mesme”/ Sot qëndron me qera në një vilë, si iu pë

30 Mars 2021, 13:45 Nga DOSJA
“Se ndërroj shtëpinë, gruaja s’ma blen dot se

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është zhvendosur në një shtëpi më të madhe, menjëherë pasi mori postin e kreut të qeverisë. Gazeta Express ka rikthyer një intervistë tijën, në të cilën pyetej nëse do të ndërronte shtëpinë për të jetuar në një vilë. Në intervistën e tij, Kurti shprehej se do të donte një dhomë më të madhe për të vendosur librat e tij, por jo të blinte një banesë. 

“Keni porositur ndonjë vilë të re për 2-3 vitet e ardhshme?”, ishte pyetja e gazetarit drejtuar Kurtit.

“Jo nuk kam porositur. Gruaja ime nuk është e pasur, është klasë e mesme, nuk mund ta blejë ajo vilën. Në këtë banesën ku banoj, më e rëndësishme se banesa është fakti se e kam me qera, nuk është pronë e imja. Unë nuk po ankohem për gjendjen time materiale, sepse kam njëfarë lloj vetëmjaftueshmërie në kushtet e mia. Tash më janë bërë shumë libra, dorën në zemër do e kisha marrë një banesë tjetër me qera me një dhomë më shumë, ama jo ta blej, jo ta blej”, kishte deklaruar Kurti.

Video e plotë:

Ditën e djeshme, është raportuar se Kurti ka ndryshuar banesën e tij, ai është zhvendosur nga shtëpia 62 metra katror në “Lagjen e Muhaxherëve”, në lagjen “Taslixhe” të kryeqytetit, ku ka marrë një banesë 500 metra katrorë.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti kurti nderron banesen albin kurti kurti nderron banesen

Sondazh

Poll