Politike

Rama publikon fotot nga mitingu i Bashës: Bën përshesh me virusin, ndërkohë që luftojmë për vaksinat! PD: Ke frikë se q

30 Mars 2021, 10:43 Nga DOSJA
Rama publikon fotot nga mitingu i Bashës: Bën përshesh me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga takimet dhe mitingjet dhe pritjet me grumbullime qytetarësh që i bëhen kryedemokratit Lulzim Basha, duke i krahasuar ato fotot e të moshuarve që presin në radhë për tu vaksinuar. Në një postim në rrjetet socile, Rama shkruan krah fotove se aty shihen dy bote. Dhe sipas tij, njëra botë, është Partia Demokratike që bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman. Ndërsa, fotot e tjera, tregojnë një botë që lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim.

“DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…*Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë,”- shkruan Rama krah fotos.

Këtij postimi, Partia Demokratike i është përgjigjur me një reagim zyrtar. Sipas PD-së, Rama reagon në këtë mënyrë, pasi ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë.

Kryeministri iu përgjigj këtij postimi duke thënë se frika e tij është vetëm për jetën e qytetarëve. Rama shkroi në ‘Twitter’ se është i frikësuar për njerëzit e tyre pasi i bëjnë si mish për top në grumbullimet e tyre. Ndër të tjera, Rama shkruan se virusi bën dasëm, teksa dhëndri i tyre premton që do ta bëjë natën ditë.

Kjo deklaratë mori një përgjigje nga ana e Partisë Demokratike, të cilët thanë se Rama e di që do të humbasë ndaj përpiqet që të sulmojë takimet tona elektorale duke përdorur pretendime të rreme. Ata shkruan se Rama po përpiqet që të ndalojë fushatën e tyre duke keqinformuar, kërcënuar dhe ushtruar presion ndaj tyre.

Sot Basha u prit me ovacione dhe me auto-kolona makina në qytetin e Fietit. Kryedemokrati u fut në shumë biznese, takoi shumë qytetarë dhe u premtoi atyre një të ardhme më të mirë pas 25 prillit, nëse ai bëhet kryeministër. Ndërkohë në sheshin “Skënderbej” të moshuarit presin në radhë për tu vaksinuar. Sot është dita e tretë e vaksinimit masiv në Shqipëri.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha nis vaksinimi masiv ne shqiperi edi rama lulzim basha nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll