Politike

Basha me eskortë policore, makina e Ministrisë së Brendshme i paraprin autokolonës në Fier, çfarë e rrezikon kreun e PD?

30 Mars 2021, 10:18 Nga DOSJA
Basha me eskortë policore, makina e Ministrisë së Brendshme i

FIER- Kryedemokrati Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Fierit, aty ku u prit me ovacione nga qytetarët dhe me auto-kolonë mjetesh. Ajo që ra në sy në videot e transmetuara nga vetë faqja e Partisë Demokratike është një makinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila i paraprin makinës së kryedemokratit.

Me targa “MG 492 AA”, mjeti me fenelinat ndezur dhe një tabelë të sinjalisitkës së uniformave blu, prin auto-kolonën e makinave luksoze që i uruan mirëseardhjen kryedemokratit Basha në qytetin e Fierit.


Por përse Basha ka zgjedhur të shoqërohet nga forca sigurie dhe të marrë mbrojtje nga shteti?

Lulzim Bashës iu ofrua mbrojtje në vitin 2019, pas një kërcënimi që mori. Nuk dihet nëse vijon të jetë aktive e njëjta masë e marrë nga Ministria e Brendshme për kryedemokratin apo nëse ky i fundit ka marrë ndonjë tjetër kërcënim dhe për të është vendosur një eskortë e veçantë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike eskorta e policise per bashen lulzim basha ne fier zgjedhjet 25 prill 2021 eskorta e policise per bashen lulzim basha ne fier zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll