Politike

Vangjel Tavo kallëzon ‘të fortin’ në Gjirokastër: Kërkon vota dhe ofron para në emrin tim, ata me fuoristrada që xhir

30 Mars 2021, 10:47 Nga DOSJA
Vangjel Tavo kallëzon ‘të fortin’ në

GJIROKASTËR– Kandidati i LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo ka kallëzuar një person në komisariatin e Policisë së Gjirokastrës. Në një dalje për mediat, Tavo nuk preferoi të thoshte emrin e personit në fjalë, por tha se ai person u ka ofruar para qytetarëve në emrin e tij.


Sipas Tavos, ky person, po mundohet të prishë imazhin e tij në qytetin e Gjirokastrës, pas denoncimeve të Tavos, i cili deklaronte se Partia Socialiste po blinte vota në Gjirokastër.

“Fliste në emrin tim. U ofronte para qytetarëve në emrin tim dhe kërkonte vota. Kjo është një lëvizje e Rilindjes pas denoncimeve të mia se ata po blejnë votat. Me makina policie dhe fuoristrada xhirojnë rrotat në rrugët e Gjirokastrës. Përdorin mjetet e policisë në fushatë. Ata me fuoristrada kanë frikë nga humbja e thellë që i pret. Unë do t’i mund me këmbë, siç i kam mundur gjithmonë, siç ju kam takuar edhe më herët në këmbë. Mos bini pre e këtyre të mbaruave dhe të larguarve. I bëj thirrje policisë së shtetit të distancohet menjëherë dhe që padinë time ta zbardhin sa më shpejt. Ai person, e kam përshkruar në polici, jo me emër. Është një person që nuk është i zonës tonë, është i ardhur por është i njohur për policinë dhe jo vetëm,”- tha Tavo ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike tavo kallezon te fortin vangjel tavo tavo kallezon te fortin vangjel tavo

Sondazh

Poll