Politike

Sulmohen zyrat e Partisë Socialiste në Berat, thyhet me gurë dera e jashtme

30 Mars 2021, 08:52 Nga DOSJA
Sulmohen zyrat e Partisë Socialiste në Berat, thyhet me gurë dera

BERAT– Një nga zyrat elektorale të Partisë Socialiste është sulmuar gjatë natës së kaluar në qytetin e Beratit. Dosja.al mëson se mëngjesin e sotëm, anëtarë të kësaj zyre kanë shkuar aty, por kanë konstatuar se dera e jashtme ishte thyer, pasi ishte qëlluar me gurë. Më pas ata kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në lagjen “30 Vjetori”, anës rrugës ku ndodhet dhe zyra.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë së kësaj zyre. Këto pamje mund të ndihmojnë në zbulimin e personit apo personave që mund të kenë sulmuar zyrat e selisë rozë.

Gjithashtu bëhet me dije se janë sekuestruar edhe gurët që janë gjetur në vendin e ngjarjes, pasi në to mund të ketë edhe gjurmë gishtërinjsh të autorëve. Nga ana e Partisë Socialiste në qytetin e Beratit, nuk ka bërë ende një reagim në lidhje me këtë ngjarje. Më herët janë sulmuar edhe zyrat e PS-së në qytetin e Fierit.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike thyhet dera e zyres se ps ne berat thyhet dera e zyres se ps ne berat

Sondazh

Poll

Politike 30 Mars 2021, 08:25

FIER– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte ditën e sotme në Fier, aty ku u takua me qytetarët. Ky aktivitet politik ishte parashikuar që të zhvill...

Politike 29 Mars 2021, 20:51

TIRANË – Sërish debate në “Real Story” mes kandidatit për deputet të Partisë Demokratike dhe kryetarit të Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.Ky i fundit th...