Angazhimi në fushatë/ ‘Largohet’ nga posti i Ministrit të Brendshëm! Bledi Çuçi ia delegon kompetencat Besfort Lamalla
30 Mars 2021, 09:00Nga DOSJA
TIRANË– Postin e ministrit të Brendshëm deri në datën 30 prill do ta marrë Besfort Lamallari. Ky vendim ka dalë nga një urdhër i dhënë nga vetë Çuçi. Urdhëri ka lidhje me fushatën zgjedhore, pasi Bledi Çuçi kandidon për deputet në Qarkun e Gjirokastrës dhe ngarkesa në fushatë duket se e pengon që të ushtrojë paralelisht edhe detyrat e Ministrit të Brendshëm.
Bledi Çuçi u emërua Ministër i Brendshëm në mesin e muajit dhjetor 2020 pas protestave masive që përfshinë Tiranën, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga Policia. Sandër Lleshaj dha dorëheqjen dhe vendin e tij e zuri Çuçi, që deri në atë moment mbante postin e Ministrit të Bujqësisë. Largimi para fushate dhe heqja dorë nga kompetencat mund të jetë hera e fundit që Çuçi ushtron detyrën e ministrit të Brendshëm. Në rast humbjeje, do të jetë opozita dhe i deleguari i saj që do të drejtojnë këtë dikaster.
(a.b;f.g/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Presidenti Meta ka vlerësuar figura të shquara drejtuese të sportit shqiptar. Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës, Ilir ...
BERAT– Një nga zyrat elektorale të Partisë Socialiste është sulmuar gjatë natës së kaluar në qytetin e Beratit. Dosja.al mëson se mëngjesin e sotëm, anëtarë të ...
KAMËZ– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka qënë e pranishme ditën e sotme në Kamëz. Teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim me q...
TIRANË– Me anë të një ceremonie, presidenti Ilir Meta vlerësoi me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” Mehdi Bushati, me motivacionin: “Në shen...
Politike30 Mars 2021, 08:25
FIER– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte ditën e sotme në Fier, aty ku u takua me qytetarët. Ky aktivitet politik ishte parashikuar që të zhvill...
TIRANË– Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda i janë bashkuar një aktivitet...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë mëngjesin e sotëm një premtim të thënë nga kryeministri Edi Rama. Basha shkruan se Rama është ...
TIRANË- Ministri i Turizmit, Blendi Klosi në një lidhje me skype në emisionin Open tregoi komunikimin e fundit me deputetin Bashkim Fino, të cilit iu dha l...
TIRANË – Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkajt, janë përfshirë në një deba...