Politike

Garojnë në një koalicion, Selami Jenisheri për Kujtim Gjuzin: Nëse kakaris shumë ai, dal në zyrë tjetër… është tip

30 Mars 2021, 09:17 Nga DOSJA
Garojnë në një koalicion, Selami Jenisheri për Kujtim

TIRANË– Deputeti Selami Jenisheri ka treguar se mund edhe të ndahet nga Kujtim Gjuzi, pavarësisht se kandidojnë të dy në të njëjtën listë në koalicionin ABEOK.

Në një pjesë të videos së publikuar një natë më parë nga emisioni “Fiks Fare”, pasi rezultoi se regjistroi si kandidate për deputete dy gazetare që nuk kishin lidhje me partinë e tij, ka folur edhe për Gjuzin.

Ai dëgjohet të thotë se zyrën e kanë të përbashkët, por nëse ai ‘kakaris’ shumë, del në zyrë më vete.

“Unë selinë e kam aty ku e kam. Zyra është edhe e imja, edhe e Kujtimit. Në qoftë se ai kakaris shumë, marr një zyrë tjetër, se ai është tip që do me u duk. Do me e ngacmu këtë, do me e lodh tjetrin,”- dëgjohet të thotë ndër të tjera Jenisheri.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kujtim gjuzi selami jenisheri kujtim gjuzi selami jenisheri

Sondazh

Poll

Politike 30 Mars 2021, 08:25

FIER– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte ditën e sotme në Fier, aty ku u takua me qytetarët. Ky aktivitet politik ishte parashikuar që të zhvill...